Rusia po evakuon 1,200 fëmijë pasi Ukraina sulmoi disa rajone.
Zyrtarët rusë thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan të gjithë dronët dhe raketat dhe se askush nuk u lëndua.
Herët këtë mëngjes, guvernatori i rajonit të Saratovit, Roman Busargin, tha se dy drone të lëshuar nga Ukraina u kapën pranë qytetit të Engels.
Rusia ka një bazë ushtarake strategjike bombarduese afër qytetit.
Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha mbrëmë se 1,200 fëmijë nga zonat më të rrezikuara do të transportohen përkohësisht deri në fund të javës në rajone të tjera ruse.
Ai shtoi se rreth 9,000 njerëz kishin kërkuar të evakuoheshin.
Sulme të tjera u zhvilluan në Kursk dhe Voronezh, rajone që kufizohen gjithashtu me Ukrainën.
Ndërkohë, bombardimet intensive ruse në rajonin kufitar verilindor të Ukrainës, Sumy, kanë bërë që Kievi të urdhërojë evakuimin e civilëve.
“Që nga fillimi i muajit, aviacioni rus ka hedhur tashmë pothuajse 200 bomba të drejtuara mbi komunitetet e rajonit Sumy”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.