110-vjetori i Pavarësisë, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës në Vlorë

Është zhvilluar në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë. Ceremonia bëri bashkë krerët e shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Të pranishëm ishin Presidentët Bajram Begaj e Vjosa Osmani, kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti, kryeparlamentarët Lindita Nikolla e Glauk Konjufca dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Pas ceremonisë, ata vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.

Shqipëria feston sot 110 vjet Pavarësi. Më 28 Nëntor 1912, Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtuara që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dalë nga Kuvendi i Vlorës. U ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share