Zjarrfikësit vazhdojnë betejën me 11 zjarre aktive.
Në njoftimin e Qendrës për Menaxhim me Kriza në krye vazhdon të jetë zjarri në rajonin e Jasenit, i cili pothuajse një muaj të plotë është aktiv. Zjarri nuk ka të ndalur as në Galiçicë, në afërsi të Resnjës dhe Ohrit.
Situatë e njëjtë edhe në komunën e Dollnenit dhe Makedonski Brodit. Sipas njoftimit të QMK-së pothuajse nuk ka zonë pyjore pa zjarre.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat ditë më parë tha se shpresëdhënëse janë paralajmërimet për reshje të mundshme të shiut gjatë ditës së sotme, gjë që do të ndihmonte zjarrfikësit në shuarjen e flakëve.