11-vjeçarja e përdhunuar në Prishtinë, protestë e shoqërisë civile edhe në Tetovë

Në sheshin e Tetovës do të organizohet marsh protestues kundër dhunës ndaj abuzimit të grave dhe fëmijëve. Marshi organizohet nga Qendra për mbështetjen e gruas Tetovë, SHPSHP “Cortex”, Lëvizja Nëna dhe Fëmija dhe Rrjeti i Grave në Shkencë.

Marshi pritet të fillojë në ora 17:00 nga sheshi “Iliria” deri te Gjykata Themelore e Tetovës.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që mendojnë se këto akte duhen dënohen rreptësishtë, t’i bashkëngjiten kësaj iniciative”, njoftuan nga Cortex.

“Ftojmë të gjithë të marrin pjesë në këtë protestë që ka për qëllim të solidarizohet me viktimën 11 vjeçare e cila ishte e përdhunuar nga 5 meshkuj për 7 orë”, bënë thirrje nga Lëvizja Nëna dhe Fëmija.

E gjithashtu marshi mbështetet edhe nga Komuna e Tetovës.

Kujtojmë që edhe në tre kryeqytetet Shkup, Prishtinë dhe Tiranë me 31 Gusht u protestua nga qytetarë të shumtë, por edhe bashkëmoshatarë të së miturës nga Kosova që u përdhunua nga 5 persona fundjavën e shkuar në Prishtinë.

5 përdhunuesit e vajzës së mitur, 3 prej të cilëve vetë në moshe minore janë ndaluar nga policia ndërsa për gjendjen shëndetësore të vajzës autoritetet në Kosovë kanë qenë të rezervuar në informacione./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share