Raportohet se së paku 11 persona kanë vdekur ndërsa 24 të tjerë janë lënduar nga aksidenti i një autobusi që ka ndodhur në rajonin Pollatli në Ankara të Turqisë.
Autobusi ka goditur një shtyllë rreth orës 05:00 sipas kohës lokale, deri sa po lëvizte në drejtim të Eskishehirit. Kreu i Ankarasë, Vasip Shahin tha se sipas informacioneve të para, shoferin e kishte zënë gjumi, pasi nuk ka indikacione se ka tentuar të frenojë.