100 milionë njerëz janë zhvendosur nga lufta përgjatë 2022-it

UNCHR: Qeveritë kanë premtuar rreth 1.13 miliardë dollarë për t’ju siguruar kushtet

Njëqind milionë njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre në vitin 2022. Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët UNHCR, kjo është 10 milionë më shumë se vitin e kaluar.

Konfliktet, dhuna, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe persekutimi në vende se Ukraina, Etiopia, Burkina Faso, Siria dhe Mianmari, janë ndër faktorët kryesorë të zhvendosjes së njerëzve.

Mijëra emigrantë të dëshpëruar e shikonin Evropën si një destinacion të preferuar, duke lënë jetën e tyre në duart e trafikantëve të qenieve njerëzore dhe duke u nisur në udhëtime të rrezikshme përtej Mesdheut mbajnë gjithashtu numrin më të madh, shumë shpesh këto udhëtime përfundonin në tragjedi.

Kanë kaluar më shumë se shtatë vjet që kur filloi konflikti i zgjatur në Jemen, midis një koalicioni pro-qeveritar të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe rebelëve Houthi, së bashku me aleatët e tyre. Ajo shkaktoi një katastrofë humanitare dhe ka detyruar më shumë se 4.3 milionë njerëz të lënë shtëpitë e tyre.

Në Siri, lufta ka 11 vjet që po ndryshon jetën e gati pesë milionë fëmijëve. Jordania ka pritur rreth 675,000 refugjatë nga Siria dhe shumica e tyre jetojnë në qytetet dhe fshatrat e saj midis komuniteteve locale. Menjëherë pas fillimit të agresionit rus agjencitë e OKB-së u mobilizuan për të ofruar mbështetje. Filippo Grandi vlerësoi vendet evropiane për gatishmërinë e tyre për të pranuar ukrainas, shumica e të cilëve kërkuan strehim në vendet fqinje ndërsa deklaroi se miliona të tjerë mund të zhvendosen në rast se lufta intesifikohet.

UNHCR-ja deklaroi se qeveritë në mbarë botën kanë premtuar rreth 1.13 miliardë dollarë, një shumë rekord, për t’u siguruar kushte më të mira njerëzve të zhvendosur nga lufta, dhuna dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share