100 mijë të zhvendosur brenda 2 ditëve nga veriu i Gazës

Viktima dhe të plagosur nga sulmi në spitalin “Al-Shifa”

Keto pamjet tregojnë se sulmet e ushtrisë izraelite kanë vijuar të ashpra dhe mbrëmjen e së premtes.

Gjatë ditës, bombave të hedhura nga ajri nuk i shpëtoi një tjetër spital civil, ai i Al-Shifës në qytetin e Gazës. Pasojat i tregojnë qartë këto pamje të filmuara nga të pranishmit në vendngjarje që nuk kanë nevojë për koment.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant pranoi se ushtria izraelite kishte kryer sulme në lagjen pranë spitalit, ku në shenjestër ishin disa baza të Hamasit që tashmë jashtë shkatërruar.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vlerësimin mbi situatën në spitalet në Gazën veriore paralajmëroi se ato në enklavën palestineze kanë “arritur në një pikë pa kthim”, duke rrezikuar jetën e mijëra njerëzve.

Zyrtarët izraelitë theksuan se gjatë 2 ditëve, 100 mijë palestinezë ishin larguar nga jugu i Gazës për t’iu drejtuar veriut. Armëpushimi katërorësh i luftimeve i vendosur nga Tel Avivi ka ndikuar në këtë zhvendosje të madhe.

Numri i viktimave në 35 ditë luftë në Rripin e Gazës ka kaluar shifrën e 11 mijë personave. Ndërsa Izraeli rishikoi numrin e viktimave të sulmit të 7 Tetorit duke deklaruar se ai nuk është 1400, por rreth 1200.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share