100 ditë Qeveri: Toshkovski zbulon përqindjen e shqiptarëve në MPB! Gjuha shqipe në MPB lë shumë për të dëshiruar…

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka numëruar sot të arriturat e këtij dikasteri në vigjilje të 100 ditëshit të parë të përbërjes Qeveritare.

I pyetur nga Klan Maqedoni, Toshkovski tregoi përqindjen e shqiptarëve në disa sektorë të MPB-së.

PANÇE TOSHKOVSKI

“Dua të jemi preciz gjithmonë. Në kuadër të shërbimeve administrative pranë Ministrisë së Brendshme Shkup 51.96% Maqedonas, 39.37% shqiptar, 8.67 % etni të tjera. Në kuadër të shërbimeve administrative pranë Ministrisë së Brendshme Tetovë, 26 përqind maqedonas, 66.29% shqiptar. Në kuadër të shërbimeve administrative pranë Ministrisë së Brendshme Kumanovë, 52.83% maqedonas, 45.28% shqiptar, 1.89% etnitë e tjera.

Njoftoi se përpos zv. ministrit që është shqiptar, edhe ndihmës ministri në kuadër të MPB-së është shqiptar. Megjithatë, tha se për të më i rëndësishëm është profesionalizmi se sa përkatësia etnike.

Të arriturat e 100 ditëshit ai i paraqiti me video dhe me shkrim, por asnjë fjalë apo shkronjë nuk kishte në gjuhën shqipe, edhe pse u pyet nga Klan Maqedoni, ai nuk tregoi se sa gjuha shqipe përdoret në MPB.

Ai siguroi se të gjithë ata që kanë bërë në të kaluarën keqpërdorime ose vazhdojnë të bëjnë të njëjtën do të përgjigjen para drejtësisë.

PANÇE TOSHKOVSKI

“Për cilindo qoftë që do të ketë dëshmi do të jetë subjekt i hetimeve në kuadër të MPB-së. Posaçërisht ata të cilët në mënyrë armiqësore e kanë vjedhur popullin e tyre ose ata të cilët në kuadër të proceseve jo-ligjore kanë shkaktuar ngjarje të dëmshme kundër popullit të vet”.

Ndryshe së fundi thuajse të gjithë ministrat e kësaj përbërje Qeveritare kanë numëruar sukseset e arritjet e dikastereve për 100 ditëshin e parë. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share