100 ditë luftë, 12 mijë izraelitë kërkojnë ndërprerjen

Netanyahu: Luftën tonë nuk e ndal as Gjykata e Hagës

Këto janë pamjet në Gaza nga ajo çfarë kanë mbetur nga beteja 100-ditore mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit.

Që nga nisja e luftës në Tetor të vitit të kaluar, 24 mijë viktima numërohen në radhët e palestinezëve, ndërsa janë shpërngulur 85% e popullsisë në veri të Gazës për ti shpëtuar konfliktit.

Mësymja ushtarake e Izraelit u ndërmor që pas 7 Tetorit ku militantët e Hamasit rrëmbyen e morën peng 250 izraelitë. Gjysma e tyre janë liruar nga negociatat e ndërmjetësuara nga Katari. 130 të tjerë mbahen ende peng.

Mbi 12 mijë izraelitë protestuan në Tel Aviv duke kërkuar dhënien fund të luftës dhe lirimin e pengjeve. Por kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu në dalje publike për median tha se lufta do të mbarojë vetëm atëherë kur të marrë fund Hamasi.

“Ne po e vazhdojmë luftën deri në fitoren totale, derisa të kemi arritur të gjitha objektivat tona: eliminimin e Hamasit, kthimi i të gjithë pengjeve tona dhe garancia se Gaza nuk do të përbëjë më kurrë kërcënim për Izraelin. Askush nuk do të na ndalojë – as Haga, as Boshti i se keqes, as dikush tjetër”.

Për luftën e nisur, Izraeli është paditur nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për genocid.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share