Somali: 10 të vrarë nga sulmi në një hotel

Një sulm i organizuar nga militantët e al-Shabab në një hotel në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, u ka marrë jetën 10 personave. Policia ka raportuar se sulmuesit shpërthyen dy eksploziv përpara Hotel Hayat para se të hynin në ndërtesë dhe të hapnin zjarr.

Sipas BBC, personeli i sigurisë ka njoftuar se pas sulmit të grupit al-Shabab, 10 persona humbën jetën. Ata ishin mbajtur të izoluar në katin e fundit të hotelit disa orë pas nisjes së sulmit. Një njësi speciale e policisë dhjetëra të ftuar dhe personel të stafit të hotelit.

“Forcat e sigurisë neutralizuan terroristët të cilët u rrethuan brenda një dhome në ndërtesën e hotelit. Shumica e njerëzve u shpëtuan, por të paktën tetë civilë u konfirmuan të vdekur deri më tani”, tha Mohamed Abdikadir

Hotel Hayat njihet si një vend popullor për takimet e punonjësve të qeverisë federale.

“Dy makina të pajisura me bomba kishin në shënjestër Hotel Hayat”, tha një oficer policie për agjencinë e lajmeve Reuters në një deklaratë. “Njëri goditi një barrierë afër hotelit e ndërsa tjetri goditi portë e hotelit. Besojmë se luftëtarët janë ende brenda hotelit”.

Grupi i Al-Shabab është përfshirë në një konflikt të gjatë me qeverinë federale. Javët e fundit luftëtarët e lidhur me këtë grup kanë sulmuar edhe përgjatë kufirit Somali-Etiopi, gjë që ka ngritur shqetësime për një strategji të e të mundshme nga al-Shabab.

Sulmi i së premtes shënon sulmi parë në kryeqytet që kur presidenti i ri i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, u zgjodh në maj./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share