Sulmi gjatë një gare me makina
Të paktën 10 persona u vranë dhe 9 të tjerë u plagosën në një shkëmbim zjarri mes karteleve në një ekspozitë makinash në gjirin e Kalifornisë në Meksikë.
Mediat raportojnë se sulmi u krye nga disa persona që dolën nga një furgon dhe që nisën të qëllonin mbi pjesëmarrësit. Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta të policisë.
Motivet e krimit të rëndë mbeten të paqarta.
Tv Klan