Dhjetë anëtarë të së njëjtës familje janë qëlluar për vdekje në një sulm në shtëpinë e tyre në Afrikën e Jugut. Shtatë femra dhe tre meshkuj u vranë kur shtëpia e tyre u zu në pritë në mëngjesin e së premtes.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ministri Bheki Cele tha se dy të dyshuar ishin arrestuar, njëri është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është ende në arrati. Motivi që fshihet pas këtij krimi mbetet i paqartë. Ai tha se një nga viktimat ishte 13 vjeç.
“Është një skenë krimi, e tmerrshme. Shumë njerëz humbën jetën këtu. Ata kanë arrestuar dy persona, një është plagosur, një ka vdekur, një ka ikur dhe janë gjetur tre armë zjarri“, ju tha ai gazetarëve.
Cele konfirmoi se ata kishin gjetur të dyshuarit në shtëpinë e një magjistareje, ku ata kishin kërkuar strehim. Policia tha se njëri nga të dyshuarit, që u qëllua për vdekje ishte në listën e tyre të kërkuar për një kohë të gjatë.
Sipas mediave lokale, personat e armatosur arritën të hyjnë në banesë pasi u paraqitën si oficerë policie.
Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë./tvklan.al