1 vit nga vdekja e Mahsa Amini, Irani shtyp protestat

Autoritetet iraniane penguan familjen të mbante ceremoni përkujtimore, protesta u mbajtën në Europë dhe SHBA

Në përvjetorin e vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, një grup njerëzish në qytetin e Karaj, mbajtën protesta.

Në disa zona në Teheran, dhe në qytete të mëdha, protestuesit dolën në rrugë, duke brohoritur si dhe duke mbajtur slogane sikurse “Vdekje diktatorit” dhe “Grua, jetë, liri”. Ata shkaktuan kaos dhe dhunë, por më pas ato u shtypën nga autoritetet.

Autoritetet iraniane ndaluan gjithashtu familjen e Mahsa Aminit që të mbante një ceremoni për të përkujtuar përvjetorin e parë të vdekjes së saj, mes raporteve për protesta në të gjithë vendin, pavarësisht nga prania e madhe e sigurisë.

Ata arrestuan edhe babain e Mahsa Amini teksa doli nga shtëpia e familjes në Saqez në Iranin perëndimor dhe u lirua pasi u paralajmërua të mos mbante një ceremoni përkujtimore në varrin e vajzës së tij. 22-vjeçarja kurde u arrestua në Shtator të vitit të kaluar nga policia e moralit me dyshimin se kishte shkelur kodet e detyrueshme të veshjes dhe më pas humbi jetën në spital. Pas vdekjes së saj demostrata të dhunshme u organizuan në gjithë Teheranin ku besohet të kenë humbur jetën mbi 600 persona.

Ndërkaq disa qindra iranianë që jetojnë në Gjermani mbanin pankarta të Amini dhe iranianëve të tjerë që janë vrarë.

Ndërkaq qindra protestues u mblodhën përpara Shtëpisë së Bardhë dhe marshuan nëpër Uashington DC. Qindra brohorisnin dhe mbanin slogane duke denoncuar qeverinë iraniane dhe duke i bërë thirrje administratës së presidentit amerikan të ndihmojë  popullin iranian të përmbysë regjimin.

Në një raport muajin e kaluar, Amnesty International bëri të ditur se autoritetet iraniane kanë vendosur kufizime mizore në tubimet paqësore. Shumë gazetarë, avokatë, aktivistë, studentë, akademikë dhe figura publike janë arrestuar.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share