SHËNOHET DITA BOTËRORE E FËMIJËVE
Në festën e 1 qershorit ditës botërore të fëmijëve, nxënësit e klasave të para dhe të dyta të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Çair, kishin përgatitur shfaqje për përfundimin e shkronjave të abetares, njofton KlanM.
Secili fëmijë mbante nga një shkronje në kokë dhe bënë prezantimet e tyre me performancat e përgatitura nga vetë mësueset.
Drejtorja Teuta Imeri tha se përkundër sfidave me të cilat u përball arsimi në periudhën e fundit, ky vit ka qenë i suksesshëm.
“Pra sot është 1 qershori, dita ndërkombëtarë e fëmijëve dhe ne së bashku me këtë festë e festojmë edhe festen e abetares, tani më me plan programin e ri shkronjat i mësojmë në klasë të parë dhe i përsërisim ato dhe i shtohen shkronjat e dorës në klasë të dytë, pra klasat e para dhe të dyta sot përfundojnë abetaren dhe në këtë ditë 1 qershori ditën ndërkombëtarë të tyre në bëjmë festen e abetares” – tha Teuta Lis Imeri, drejtore e SHF Ismail Qemali.
Ndryshe, 1 Qershori është dita e fëmijëve dhe festohet në mbarë botën. Kjo ditë, sic njofton KlanM, nuk është vetëm ditë festive, por shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por për dallim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.
1 Qershori festohet si Dita e Fëmijëve për shkak se në këtë datë në vitin 1925 në Gjenevë u mbajt Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri