1 nga 25 fytyrat më të bukura në botë, incidenti në pasarelë i Miss-it shqiptar: Publiku vietnamez…

Angela Tanuzi është bukuroshja nga Kruja që mban titullin Miss Grand Albania. Ajo sapo është kthyer nga Vietnami ku u mbajt konkursi ndërkombëtar i bukurisë, Miss Grand International ku përfaqësoi Shqipërinë. Angela ka arritur të renditet si një prej 25 fytyrave më të bukura në botë.

Bukuroshja nga Kruja tregon për “Rudina” në Tv Klan eksperiencën e saj në Vietnam, momentet e bukura dhe incidentin në skenë që arriti ta menaxhonte me sukses i cili i dha edhe duartrokitjet e publikut.

Angela Tanuzi: Kishte shumë momente të veçanta sepse ne aty kemi qëndruar pothuajse një muaj dhe kemi pasur goxha sfilata të ndryshme, por momenti që më ngeli më i preferuari ishte kur ata brohorisnin për mua, duartrokisnin, më bën të ndihem si në familje.

Rudina Magjistari: Shumë normale dhe shumë mikpritëse nga ana e tyre, duhet thënë. Po momenti më i sikletshëm, ka pasur një të tillë?

Angela Tanuzi: Momenti më i sikletshëm në fakt, përpara se të dilja në skenë më ra…

Rudina Magjistari: Kush? Shalli i kuq?

Angela Tanuzi: Po.

Rudina Magjistari: Ah, pse e kishe në kokë në fillim?

Angela Tanuzi: Po, dhe në momentin që unë do dilja në skenë, ajo më ra dhe ishin momentet e fundit që unë ta rregulloja dhe të dilja, ishte momenti më i sikletshëm.

Rudina Magjistari: Ah, kjo gjëja ka ndodhur pas kuintave.

Angela Tanuzi: Po, pas kuintave, në momentin që unë do dilja në skenë dhe unë duhej ta vendosja.

Rudina Magjistari: Dhe e vure sërish në kokë apo jo?

Angela Tanuzi: Po, e vura sërish por pa pasur mundësi kohe dhe thjesht e ngeca.

Rudina Magjistari: E qartë se duket në fakt, ka një moment që duket sikur po të bie pak në fytyrë. Ishte shpejt e shpejt.

Angela Tanuzi: Po, momenti më i sikletshëm, por e menaxhova më së miri.

Rudina Magjistari: Ke shkëlqyer, duket sikur ke bërë disa prova për të bërë atë.

Angela Tanuzi: Dhe gjithë publiku vitenamez duartrokitën për mua dhe u mahnitën nga performanca ime./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share