Avokati nga Omani kërkon tunikën e mbajtur nga Messi
Para dorëzimit të trofeut të Kupës së Botës Lionel Messit iu vesh një pelerinë e quajtur bisht, një veshje tradicionale arabe që simbolizon nderin dhe respektin. Kjo tunikë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, por ka edhe nga ata që janë gati ta paguajnë shtrenjtë për ta patur.
Një avokat nga Omani është gati të shpenzojë 1 milionë dollarë për ta bërë të tijën. Ahmed Al Barwani e ka deklaruar hapur ofertën e tij në profilin zyrtar në Instagram.
“Miku im Messi, të përgëzoj për fitoren. Po të ofroj një milion dollarë për të më dhënë atë bisht”, shkruhet në mesazh. Nuk ka ende një përgjigje nga kapiteni i Argjentinës se çfarë do të bëjë me këtë veshje të rëndësishme për botën arabe.
Tv Klan
https://twitter.com/AhmedSAlbarwani/status/1605176287278125056