1 grua e vrarë dhe 2 të plagosur nga të shtënat me armë në një lokal në Tiranë

Një grua raportohet se ka mbetur e vrarë ndërsa dy persona dyshohet se kanë të mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë. Burime paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal, afër xhamisë, në zonën e Don Boskos.

Sipas Klan News, viktima dyshohet se është banakierja e lokalit. Sa i përket 2 të plagosurve, ata raportohet se janë transportuar në Spitalin e Traumës. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Si shkaqet ashtu sikurse rrethanat momentalisht janë të paqarta, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar policia./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share