Мbi 80 tonë ujë nga helikopterët – vazhdon shuarja e zjarrit në rajonin e Velesit

Njësitë e Aviacionit në MPB po veprojnë në zonën e malit Jakupica, afër fshatit Bogomillë të Velesit, ku janë shuar me sukses disa degë të zjarrit që shpërtheu sot, përcjell KlanM. Zjarri, siç njoftojnë nga MPB,  është ende aktiv, ndërsa zjarrfikësit po ndërmarrin masa shtesë për shuarjen e tij.

“Pas marrjes së kërkesës nga Qendra e Menaxhimit të Krizave se për shkak të terrenit të paarritshëm në pyll është e nevojshme aktivizimi i dy helikopterëve të MPB-së, është vepruar menjëherë dhe helikopterët deri më tani kanë shkarkuar me saktësi mbi 80 tonë ujë.  Helikopteri Mi-171 hodhi mbi 60 tonë ujë në 25 fluturime, dhe helikopteri BELL 212 hodhi mbi 20 tonë ujë në 20 fluturime”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share