Vritet një ministër afgan – SHBA-ja kishte ofruar pesë milionë dollarë për kokën e tij

Ministrit afgan për refugjatët është vrarë në një shpërthim në kryeqytetin Kabul.

Khalil Ur-Rahman Haqqani u vra të mërkurën në shpërthimin që i mori jetën edhe pesë njerëzve të tjerë, njoftuan mediat lokale.

Një zëdhënës i talebanëve konfirmoi vrasjen, njoftoi agjencia e lajmeve reuters. Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se shpërthimi ishte shkaktuar nga një sulm vetëvrasës.

Një burim qeveritar, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha për agjencinë e lajmeve AFP se shpërthimi ndodhi në Ministrinë e Refugjatëve në Kabul.

Nuk ka pasur përgjegjësi të menjëhershme për shpërthimin, shkruan aljazeera.

Haqqani u bë ministër në qeverinë e përkohshme të talebanëve pasi forcat e huaja u tërhoqën nga Afganistani në vitin 2021.

Ai ishte një udhëheqës i lartë i rrjetit të fuqishëm Haqqani, përgjegjës për një numër sulmesh të dhunshme gjatë fushatës së armatosur dy dekade të talebanëve, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.

Haqqani, i cili po trajtonte krizën e refugjatëve në Afganistan, ishte gjithashtu xhaxhai i Sirajuddin Haqqani, ministri aktual i Brendshëm. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share