Vrasja e Okit në Greqi/ PTHP-ja nis hetimet kundër një 33-vjeçari shtetas të RMV-së!

Prokuroria Themelore Publike – Shkup, ka njoftuar se ka inicuar hetime kundër një shtetasi 33-vjeçar nga Maqedonia e Veriut për vrasjen në Hanioti të Greqisë që ndodhi vitin e kaluar, ku si viktimë mbeti Orhan Bajrami i njohur si Oki.

Prokuroria Themelore Publike – Shkup njofton se 33-vjecari I dyshuar me 15 korrik 2023, në Hanioti të Greqisë, bashkë me një person tjetër që për momentin nuk dihet identiteti I tij, me paramendim kanë privuar nga liria të ndjerin Orhan Bajrami, duke rrezikuar edhe jetët e katër personave tjerë.

Sipas PTHP-së, sipas një marrëveshje paraprake, I dyshuari dhe personi tjetër, të maskuar kishin mbërritur në kompleksin turistik ku ishte akomoduar viktima dhe janë afruar nga dera e pasme e hapur e tarracës.

“I dyshuari me armë zjarri – revole “Crvena Zastave” me kalibër 7.65 mm me silenciator ka shtënë 11 plumba, kurse personi tjetër me revole të kalibrit të njëjtë edhe 8 plumba tjerë në drejtim të të dëmtuarve. Tre nga plumbat kanë përfunduar në trupin e tashmë të ndjerit, duke I shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Organet hetuese greke kishin dhënë urdhërese për arrestimin e të dyshuarit, si dhe urdhëresë Evropiane për arrestimin dhe fletarrest ndërkombëtar për shkak të dyshimeve për vepra penale – vrasje e qëllimshme me bashkëpjesëmarrje dhe tentativë për vrasje serike në territorin e Republikës së Greqisë” – thonë nga PTHP Shkup.

Siç potencojë nga PTHP-ja, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për shtetas të RMV-së, për të cilin nuk ekziston mundësia e ekstradimit, në bazë të instrumenteve të bashkëpunimit ndërkombëtar juridik, autoritetet greke ndjekjen penale ia kanë lënë Prokurorisë Themelore Publike – Shkup.

Prokurori Publik në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin – thonë nga PTHP-ja. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share