Partia në pushtet VMRO-DPMNE kërkon që Këshilli Gjyqësor të shkarkojë gjyqtaren Daniela Aleksovska-Stojanovska për shkak se ajo i shqiptoi masë edukative Vasil Jovanov – shoferit që vrau Frosina Kulakova – në korrik të vitit të kaluar për krimet për të cilat ai ishte ndjekur penalisht, të cilat kanë të bëjnë për prodhimin dhe tregtimin e drogave.
Krahas kësaj, partia nw pushtet i ka bërë thirrje Prokurorisë Publike që të nisë hetime ndaj të njëjtës gjyqtare për të përcaktuar se si dhe pse e ka marrë një vendim të tillë.
“Ata që lejuan kriminelët të bredhin lirisht në rrugë në vend të burgjeve, duhet të mbajnë përgjegjësi”. Një mosndëshkim i tillë për kriminelët nga organet e drejtësisë ka bërë që ata të ndihen më të fortë dhe mbi ligjin dhe të shkelin gjithçka në rrugën e tyre. I tillë është rasti me shoferin vrasës, i cili ditë më parë vrau vajzën e re në ‘Partizanska’, e cila po kalonte rrugën siç duhet në një semafor jeshil për këmbësorët, thekson VMRO-DPMNE.
Ndryshe, ministri i Drejtësisë Igor Filkov dje ka njoftuar se ka marrë vendim për shkarkimin e gjyqtares Daniela Aleksovska-Stojanovska nga anëtarësimi në grupin punues në Ministrinë e Drejtësisë.