UNT me rektor të ri/ Prof dr. Bekim Fetaji merr pozitën e lënë nga Izet Zeqiri

Universiteti “Nënë Tereza” ka përmbyllur me sukses procesin e zgjedhjes së rektorit të ri, Bekim Fetaji do ta pasojë Izet Zeqirin në atë post. Për këtë ka njoftuar sot vetë Universiteti. Nga atje thonë se sipas listave zgjedhore të fakulteteve të regjistruar ishin gjithsej 76 votues, në ditën e votimit votuan 74 votues, 73 të vlefshme dhe 1 e pavlefshme, dhe 2 votues nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës. Mandati i rektorit të zgjedhur zgjat 3 vjet, duke filluar nga data 26.04.2025. Sipas rregullores, pas përfundimit të procesit, kundër-kandidatët kanë të drejtë ankese, e cila supozohet të zgjasë 48 orë, nga dita e shpalljes së rezultateve.

Ndryshe, Prof. Dr. Bekim Fetaji është doktor i Shkencave Kompjuterike, i cili ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Teknologjisë Graz. Ai gjithashtu mori Diplomën Master nga Oxford Brookes University, në Angli. U angazhua si Profesor-Vizitues në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar, Universitetin e Bujqësisë dhe Inxhinierisë në Tokio të Japonisë, në Universitetin Oresbro në Suedi, në Universitetin Politeknik në Tiranë dhe shumë universitete të tjera.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share