Humb jetën në spital, 79-vjeçari i cili u përplas nga një automjet pasditen e kësaj të premteje në qendër të Korçës. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 16:15, teksa viktima, i identifikuar Muhamet Allisha po lëvizte me biçikletë. Ai u dërgua në gjendje kritike për jetën në spital, ku dhe ndërroi jetë pak orë më pas.
“Sot rreth orës 16:15, në bulevard “Republika”, Korçë, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen O. M., ka aksidentuar një biçiklist, ende i paidentifikuar, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, tha policia në një informacion paraprak për mediat./tvklan.al