Trump pezullon tarifat për 90 ditë, përveç Kinës

Tërheqje nga tarifat e larta! Presidenti Donald Trump urdhëroi të mërkurën pezullimin për 90 ditë të tarifave reciproke, ndërsa zhvillohen negociata tregtare me vende të ndryshme. Në këtë pezullim nuk përfshihet Kina, e cila për shkak të përgjigjes dhëmbë për dhëmbë ndaj Trumpit, do t’i rriten tarifat e mallrave që eksporton në ShBA në 125 për qind. Dhe kjo ka një shpjegim.

“Bazuar në mungesën e respektit që Kina tregoi ndaj tregjeve botërore, unë po i rris tarifat e vendosura ndaj Kinës në 125%, aty hyjnë në fuqi menjëherë. Shpresojmë se Kina do ta kuptojë se rrjepja e ShBA-së dhe vendeve të tjera nuk është më e qëndrueshme ose të pranueshme.”, ishte mesazhi i Donald Trump.

Ndërkohë në fuqi do të qëndrojë për të gjitha vendet një tarifë universale prej 10 për qind, gjatë kohës së zhvillimit të negociatave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share