Maqedonia e Veriut dhe Turqia do ta thellojnë bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik përmes themelimit të Këshillit për bashkëpunim të nivelit të lartë. Dokumentin në Stamboll e nënshkruan Kryeministri Hristijan Mickoski dhe Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
Ky Këshill, sipas Mickoskit, do të paraqesë një mekanizëm të rëndësishëm për thellimin dhe instensifikimin e bashkëpunimit të të gjitha fushat e interesit të përbashkët në nivel dypalësj, rajonal dhe global.
Presidenti turk Erdogan shfaqi shpresën se do të jetë pjesëmarrës I takimit të parë të Këshillit, që duhet të mbahet në Shkup.
Gjatë takimit janë hapur edhe çështja e Gazës, si dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve përmes rritjes së investimeve turke dhe prezencës më të madhe të kompanive maqedonase në Turqi.
Për Turqinë, sipas Presidentit Erdogan, vendimtare për konfliktin në Ukrainë është që kriza të zgjidhet përmes negociatave. Lidhur me situatën në rajonet palestineze, ai potencoi se dy vendet ndajnë qëndrimin e njjtë – formimin e dy shteteve.