Rreth 1.9 milionë palestinezë të zhvendosur kanë frikë nga një sulm i ri ushtarak izraelit pasi ministri i mbrojtjes u zotua të sulmonte skajin jugor të Rripit të Gazës, që dikur ishte përshkruar si zonë e sigurt.
Që kur forcat izraelite nisën javën e kaluar, një nga sulmet më të mëdha të luftës për të kapur Khan Younis, më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës tani janë të pastrehë dhe të grumbulluar në Rafah. Dhjetëra mijëra të tjerë kanë mbërritur ditët e fundit, duke mbajtur sende në krahë dhe duke tërhequr fëmijët në karroca
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka deklaruar se trupat tani do të kthehen në Rafah, i cili së bashku me Deir al-Balah në veri të Khan Younis është ndër zonat e fundit të mbetura pa u sulmuar. Si e vetmja pjesë e Gazës me akses në ushqimin dhe ndihmat mjekësore të kufizuara që rrjedhin përtej kufirit, Rafah po përballet me krizë strehimi për shkak të mbipopullimit në tenda.
Propozimi për lirimin e robërve në këmbim të ndalimit të sulmeve iyraelite, po vijon të studiohet nga udhëheqësit e Hamasit, pasi u hodh poshte nga Izraeli, Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet që të këtë fundjavë të zhvillojë vizitën e tij të në Izrael për bisedime me Netanyahun mbi propozimin.
Ndërkaq zyrtarët izraelitë hedhin poshtë shqetësimet për dhunën e kolonëve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, pasi SHBA sanksionoi katër kolonë izraelitë për rolin e tyre në minimin e “paqes, sigurisë dhe stabilitetit”. Urdhri i Bidenit, një hap i rrallë, nënkupton sanksione financiare dhe regjim vizash për individët të cilët i sulmojnë apo i frikësojnë palestinezët. Gjithashtu, Uashingtoni ka gati planin e hakmarrjes për vrasjen e 3 ushtarëve amerikanë të Dielën e kaluar në Jordani, pranë kufirit me Sirinë. Hakmarrja ka në shenjestër bazat e grupeve të armatosur të mbështetur nga Irani në Irak dhe Siri.
Klan News