Në studion e programit “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite erdhën disa të ftuar të pazakontë nga vise të largëta. Veterineri Ariel Vasili rrëfeu pasionin e tij për kafshët ekzotike dhe më së shumti zvarranikët. Prej këtyre të fundit, ai solli dy gjarpërinj të llojeve të ndryshme në studio. Teksa mori në duar gjarprin e parë, veterineri inkurajoi moderatoren Rudina Magjistari që ta prekte kafshën, e cila pati një reagim ‘kërcënues’.
Ariel Vasili: Mund ta prekësh.
Rudina Magjistari: Jo, jo nuk mundem.
Ariel Vasili: Është 1 vjeçar, është 1 vjeç e pak.
Rudina Magjistari: Kam shumë kuriozitet.
Ariel Vasili: Preke, nuk të bën asnjë gjë.
Rudina Magjistari tenton ta cekë gjarprin me gishtërinj, por ai i ‘kanoset’ dhe thuajse e pickon moderatoren që lëshon një klithmë nga trembja.
Rudina Magjistari: Më thuaj, ti e dije që do ndodhte kjo? E dinte që do ndodhte kjo. Po çfarë do kishte bërë nëse unë s’do e kisha larguar dorën në atë moment?
Ariel Vasili: Asnjë gjë.
Rudina Magjistari: Ndodh ndonjëherë me ty, jam shumë kurioze?
Ariel Vasili: Po është ideja që do dalë pak gjak.
Rudina Magjistari: Vërtet e ke?
Ariel Vasili: Po është kafshim.
Rudina Magjistari: Dhe mua më thua asgjë! Me çfarë kurajoje?
Ariel Vasili: Ti do ta heqësh dorën, unë e kam te dora ime./tvklan.al