Projekti parashikon material përçues poshtë asfaltit për shpejtësi 600 km/h
Gati projekti i rrugëve të së ardhmes. Bëhet fjalë për transformimin e autostradave ekzistuese me materiale superpërçuese poshtë mantelit të asfaltit, në mënyrë që udhëtimet të jenë shumë më të shpejta, ku përllogaritet një rrugëtim prej 600 km/orë.
Ftohja e këtyre materialeve do të realizohet me hidrogjen të lëngshëm, që mund të shërbejë si sitem akumulimi dhe transporti të energjisë elektrike me zero humbje.
Studimi është frut i bashkëpunimit mes disa universiteteve amerikane dhe gjermane dhe projekti pilot mendohet të realizohet në një distancë të shkurtër fillimisht, pikërisht rruga Houston-Austin në SHBA, shpjegojnë autorët, të cilët e kanë krijuar tashmë modelin në shkallë.
Ky projekt parashikon që magneti të vendoset tek mjetet, ndërsa superpërçuesit do të instalohen në rrugë, ndryshe nga një projekt paraprak i propozuar nga inxhinierët që parashikonte vendosjen e magnetit në asfalt.
Është më realizueshëm sipas tyre, por njëkohësisht është edhe shumë herë më pak i kushtueshëm. Studimi është publikuar në revistën shkencore Apl Energy.
Klan News