Rritja e pagave dhe sulmet e VMRO-DPMNE-së! Trendafilov: Pritëm mirëkuptim nga qeveria, fituam “goditja të ulëta”!

LSM-ja nuk heq dorë nga kërkesa që paga minimale të rritet për 100 euro. Për kkëtë shumë janë rritur harxhimet jetësore – thotë kreu I Sindikatës Slobodan Trendafilov. Ai ka potencuar se nuk është zëdhënës as I LSDM-së e as i “Levicës” por i punëtorëve. Këtë mesazh kreu I Sindikatës ia dërgoi Qeverisë, nga ku disa ditë me radhë e akuzojnë për ngjyrime partiake.

SLOBODAN TRENDAFILOV – KRYETAR I LSM-së

“LSM-ja priti që Qeveria të ketë mirëkuptim, megjithatë fituam “goditje të ulëta” nga VMRO-DPMNE, që është e palejueshme në shoqëri demokratike. Qeveria për momentin kërkon partner të dëgjueshëm sindikalist dhe dëshiron që ta përjashtojë LSM-në nga Këshilli Ekonomiko – Social. Për këtë do të njoftohen Konfederata Evropiane dhe Ndërkombëtar e Sindikatave, kurse është miratuar vendimi që seancat e LSM-së të mbahen në ambiente të hapura para Qeverisë dhe punëdhënësve. Më 2 dhe 7 prill dhe më 2 maj do të mbajmë protestë paralajmëruese.” 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share