Reshjet e borës! Vijon ndalesa e qarkullimit të mjeteve të rënda në disa pika malore në RMV

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, në disa vende më të larta me mbetje të balte dhe reshje dëbore, njoftojnë nga LAMM.

Për shkak të reshjeve të borës, ndalim qarkullimi për mjetet e rënda të mallrave ka në qafat malore të Strazhës, Presekës, Gjavatos dhe Mavrovës.

Përdorimi i pajisjeve dimërore (zinxhirët) është i detyrueshëm në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share