MICKOVSKI AKUZON KRYEPROKURORIN ABAZI PËR NDIKIM NË VENDIMIN PËR JAHOSKIN
Prokuroria kërkon paraburgim për Asmir Jahoskin, gjegjësisht ka paraqitur ankesë kundër vendimit për arrest shtëpiak në Këshillin Penal. Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, pasi prokurori ka analizuar vendimin e gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale, i cili ka refuzuar marrjen e një mase të tillë.
“I pakënaqur me këtë vendim, në afatin e përcaktuar ligjor deri tek Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale ka parashtruar ankesë për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe ka kërkuar që Këshilli Penal të shqyrtojë faktet e ankesës, si dhe faktet vendimtare në bazë të të cilave është marrë vendimi i Prokurorisë.
Paraprakisht nuk ishte caktuar masa e ndalimit pasi gjykata vlerësoi se ishte kujdestar i katër fëmijëve të tij, tre prej të cilëve të mitur, se kishte krijuar lidhje të forta me shtetin dhe kompaninë e tij me disa punonjës, si dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte e dëmtuar, për të cilën ai dorëzoi dokumentacionin.
Ky vendim i Prokurorisë për ankimim të vendimit të Gjyqtarit paraprak për paraburgimin e Jahovskin vjen një ditë pas Kryeministri Mickovski akuzoi në mënyrë indirekte pa i përmendur emrin kryeprokurorin për ndjekjen e krimit të organizuar, Islam Abazin, se ka ndikuar në këtë vendim për Jahovskin.
“Për mua janë alarmante informatat që po marr e që kanë të bëjnë me sjelljen e njeriut të parë të një prokurorie kur ka kuptuar për aksionin që e kreu MPB para dy ditëve. Jam i shokuar se si është sjellur dhe si vazhdon të sillet ky person. Mendoj se shumë shpejt ndoshta që sot ai do t’i bjerë pishman për atë sjellje, por kam frikë se tani më është vonë për këtë” – tha Mickoski.
Asmir Jahoski ishte në mesin e 11 personave të arrestuar nga gjithsej 13 të dyshuar për blerje të naftës me cilësi të dyshimtë dhe pastrim parash. Të dyshuarit akuzohen se kanë blerë derivate të cilësisë së dyshimtë dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 167 milionë euro. /tvklan.mk/