Presidenti i Filipineve në qendër të kritikave, shkak bëhet koncerti i Coldplay

Presidenti i Filipineve po përballet me kritika në rrjetet sociale pasi përdori një helikopter presidencial për të marrë pjesë në një koncert të Coldplay që u zhvillua në afërsi të kryeqytetit Manila. Ferdinand Marcos Jr. dhe bashkëshortja e tij arritën në Philippine Arena me helikopter të premten. Kritikët e konsiderojnë këtë ngjarje si keqpërdorim të rezervave qeveritare.

Zyra për shtyp e Presidentit mohoi diçka të tillë, duke mbrojtur lëvizjen me helikopter për shkak të “problematikave të paparashikuara në trafik”. Kreu i sigurisë për presidentin Marcos Jr, Brig Gen Morales tha në një deklaratë se ditën e koncertit ka pasur një fluks të paprecedentë të mbi 40 mijë personave për të marrë pjesë në koncert. Kjo sipas tij, mund të çonte në kërcënimin e sigurisë së Presidentit.

Brig Gen Morales kërkoi mirëkuptimin e publikut për këtë masë. Philippine Arena, ndodhet në periferi të kryeqytetit dhe është rreth 40 minuta larg me makinë nga pallati presidencial. Me transport publik, e njëjta rrugë mund të marrë deri në dy orë.

Marcos Jr dhe gruaja e tij Liza Araneta-Marcos ishin mes mijëra fansave që morën pjesë në koncertin e Coldplay. Ka qenë vetë këngëtari i grupit që falenderoi të pranishmit që ishin pjesë e koncertit për shkak të trafikut.

“Mendoj se jeni numri 1 sa i përket trafikut në botë. Faleminderit për përpjekjen tuaj për të qenë këtu”, tha Chris Martin./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share