Për atdhe! Komitët paralajmërojnë marsh rrugëve të Shkupit

Tifo grupi “Komitët” përmes një reagimi para ndeshjes së të dielës kanë njoftuar se ka ardhur koha për aksion dhe nuk është koha për të qëndruar në shtëpi.

Në njoftimin e tyre thuhet se të dielën anëtarët e këtij tifo-grupi do të marshojnë nëpër rrugët e Shkupit.

Kërkojnë që të gjithë tu bashkëngjiten atyre, madje për më tepër duke bartur me vete edhe flamurin maqedonas.

“Nuk është koha për qëndruar në shtëpi, është koha për veprim”. Të dielën, masovikisht nëpër rrugët e Shkupit, e më pas në stadium. Apelojmë për bartjen e flamurit kombëtar të Maqedonisë, si dhe për prezencë masive në tubim”, thuhet në njoftimin e “Komitëve. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share