Nafta është rritur lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme në dy sesionet e fundit. Pavarësisht rritjes, dy kontratat kryesore po qëndrojnë në nivelin më të ulët në një vit, si pasojë e shqetësimeve që kanë të bëjnë me shpërthimin e një krize financiare globale. Megjithatë, duket se situata është qetësuar në sesionin e sotëm pasi Credit Suisse njoftoi se mori një ndihmë prej 54 miliardë dollarë nga Banka Kombëtare e Zvicrës.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 68 dollarë për fuçi. Të mërkurën, të dyja kontratat prekën nivelin më të ulët që nga dhjetori i vitit 2021, ndërsa që nga dita e premte nafta Brent ka humbur rreth 10% të vlerës.
Më vonë gjatë ditës së sotme, Banka Qendrore Europiane pritet të marrë vendimet e saj mbi politikat monetare dhe parashikohet një rritje e normës bazë të interesit me 50 pikë bazë. Norma më të larta interesi, mund të çojnë në një ngadalësim të kërkesës për naftë.
SCAN