Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit

Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci” ka bërë të ditur se në një afat rekord janë vendosur 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar.

Ai njoftoi se është mundësuar furnizimi i papenguar i KEK ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit, përcjell Klankosova.tv.

“Pas një nate plot ankth e stres, me gëzimin më të madh ju lajmëroj se pas një pune të palodhshme të gjithë akterëve relevant në kushte atmosferike tejet të rënduara, me në krye ndërmarrjen FAMIS CO, punëtorët e Ibër Lepencit dhe Policinë e Kosovës, në një afat rekord u vendosën 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar me të cilat u mundësua furnizimi i papenguar i KEK ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit”.

“Besojmë se shumë shpejt do të bëjmë zgjidhje edhe për furnizim me ujë të pijshëm. Treguam se edhe ne dijmë të organizohemi shumë mirë e shumë shpejtë dhe të koordinohemi në mënyrë perfekte”, shkroi Mujka.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share