Lindën në rezervat, qindra kuaj të vegjël deti i kthehen oqeanit

Shkencëtarët kanë përmbushur misionin e tyre për të lëshuar në gjirin e Sidneit kuaj deti të vegjël për të rritur numrin e popullatës.

Kali i bardhë i detit është specie endemike e bregut lindor të Australisë dhe në vitin 2020 u shpall i rrezikuar nga zhdukja për shkak të humbjes së habitatit dhe ndotjes.

Më herët gjatë këtij viti, Instituti i Shkencës Detare në Sidnei kapi tre kuaj deti meshkuj shtatzënë që i ndihmuan të rrisnin të vegjlit e tyre në rezervat për të rritur mundësitë e mbijetesës.

380 të vegjlit u kthyen në botën nënujore të pajisur me etiketa për të monitoruar rritjen dhe riprodhimin e tyre në jetën e egër./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share