Nën shkëlqimin e dritave dhe rënies së tamburëve, modelet e markës luksoze italiane Gucci zbarkuan në Seul për të shfaqur koleksionin e ri ktë kësaj marke, një ndërthurje e trashëgimisë koreane dhe veshjeve moderne.
Sfilata u zhvillua në një pallat të shekullit XIV të kryeqytetit të Koresë së Jugut. Aty u shfaqën veshje për raste të ndryshme dhe sportive. Modelet e veshura me kostume për sërfing dhe çanta në formë skateboard-i sfiluan mes shtyllave të lashta në korridoret që rrethojnë sallën kryesore të pallatit.
Një shfaqje të tillë, Gucci e kishte planifikuar në të njejtin vend që vitin e kaluar, por e anuloi pas një përplasjeje vdekjeprurëse të Halloween në Seul që vrau 159 njerëz.
Tv Klan