Qytetarët e revoltuar nga faturat e larta të EVN-së po vijojnë thirrjet e tyre përmes rrejteve sociale për organizmin e protestave kundër kompanisë EVN e cila përgjatë muajit dhjetor dhe janar ju faturoi qytetarëve çmime fatura të larta për energjinë elektrike.
Shumë shtëpi përpos faturave me çmime marramendëse mbeten edhe pa rrymë elektrike.
Disa lagje në shkup, u përballuan edhe pa ndriçim publik ndërsa kompania EVN nuk i morri në konsideratë ankesat.
Shkaku i faturave të larta të energjisë elektrike, qytetarët kanë vendosur të shprehin revoltën e tyre me protestë.
Sipas thirrjes që po shpërndahet nëpër rrjetet sociale, protesta do të mbahet ditën e enjte, me fillim nga ora 13:00, para zyrës së EVN-së në Butel. Po ashtu nëpër rrjete sociale qytetarët kanë shpërndarë edhe fotografi të faturave të tyre. Disa prej tyre vijonin nga 35,000 në 75.000. (foto të faturave).
Në shumë shtëpi, thonë qytetarët, se edhe pse kanë paguar faturat e tyre EVN, sërisht I ka përsëritur faturat me çmimet e njejta. (foto e faturës paguar).
Teksa kompania hesht, Inxhinierët e Maqedonisë dje kërkuan që orëmatësit të kontrollohen çdo muaj, kërkesë kjo e cila u mbështet edhe nga KRRE. Ndërsa Ministria e energjetikës dje doli me sqarime dhe udhëzime cfarë duhet bërë qytetarët të cilët marin fatura të larta dhe dyshojnë në faturat që ua dërgon kompania EVN. /tvklan.mk/