Elon Musk thyen rekordin e njeriut më të pasur në botë, i pari që tejkalon 400 miliardë dollarë

Elon Musk është i pari në botë që ka arritur dhe tejkalon 400 miliardë dollarë pasuri personale. Sipas Bloomberg, pronari i Tesla-s ka një pasuri në vlerë” 439.2 miliardë, falë vlerësimeve të Teslas dhe SpaceX në Wall Street.

Që kur Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, pasuria e Musk, i cili mori pjesë aktive në fushatën e tij zgjedhore, është rritur ndjeshëm.

Në veçanti, Tesla është ngjitur në nivelin më të lartë që nga viti 2021. Dhe që kur Trump u zgjodh president i SHBA-së, vlera e aseteve të Musk është rritur ndjeshëm. Space X vlerësohet tani në 350 miliardë dollarë si pjesë e operacionit të fundit të shitjes së brendshme të letrave me vlerë.

Çmimi prej 185 dollarësh për aksion, është shumë më i lartë se 112 dollarët e më pak se tre muajve më parë, duke e bërë kompaninë e Musk, startup-in më të vlefshëm të palistuar në botë.

“Ajo që është çmenduri, është se pothuajse asnjë investitor nuk donte të shiste aksione – tha Musk pas thashethemeve nga Bloomberg i cili, për vlerësimin, citoi një email të brendshëm për kompaninë. SpaceX ka reduktuar sasinë e letrave me vlerë që do të bliheshin nga punonjësit për të lejuar hyrjen e investitorëve të rinj”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share