Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme nga Kavaja që elektrizoi Shqipërinë gjatë viteve ’80-të, është një emër që mbetet i paharruar për artdashësit.
Megjithatë, ajo emigroi jashtë vendit dhe jetoi larg syrit të publikut.
Në video shfaqet një grua me zë dhe portret që ngjajnë shumë me Parashqevi Simakun, e cila u transmetua në kanalin e njohur të New York-ut, “ABC7”.
Në video, gruaja identifikohet si “Simaku Nolfe” dhe duket teksa merr pjesë në një iniciativë vullnetare ku dhurohen çanta shpine me ndihma për nënat dhe fëmijët në nevojë.
Ky detaj ka bindur shumë prej ndjekësve që gruaja në fjalë është vetë këngëtarja legjendare, edhe pse ajo ka qëndruar larg syrit të publikut prej dekadash.
Komentet në video janë të shumta. Një pjesë e njerëzve kërkojnë më shumë informacion dhe nxisin gazetarin që ta gjejë për ta ndihmuar, ndërsa të tjerë kërkojnë të respektohet privatësia e saj.
Disa ndjekës kanë zbuluar gjithashtu se në Facebook ekziston një profil me emrin “Simaku Nolfe”, ku postohen foto aktuale dhe kujtime nga koha e saj si këngëtare e famshme.