Dështon tentativa e Gashit për zhbllokimin e Komisionit për Politikë Sociale! Iljas nuk pranon të udhëheq me Komisionin!

ASH: GASHI TË HEQ DORË NGA LOJA E ULËT E ORKESTRUAR NGA VMRO-JA, LEVICA DHE LSDM

Në ulëset prapa dhe rreth meje do duhej të ishin ulur deputetët respektivisht anëtarët e Komisionit për Politikë Sociale Demografi dhe Rini. Por, meqë Bejxhan Iljas deputeti i Frontit Europian nuk pranoi këtë seancë e njejta u anulua. Mbetet të shihet nëse do të ketë propozim të ri ditëve në vijim për udhëheqësin e ri të komisionit sepse Bejxhan Iljas, deputet i Frontit Europian nuk pranon ta bëj një gjë të tillë.

Në një prononcim për Klan Maqedoni, deputeti Iljas thotë se kreu i Kuvendit e ka vendosur në atë pozitë pa marrë fare miratimin e tij. Thotë se nuk është kontaktuar as nga shërbimet e parlamentit.

BEJXHAN ILJAS – DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN

“Si anëtar i komisionit, jam i mendimit që Kuvendi duhet të zgjedhë sa më parë kryetarin e ri të komisionit dhe t’i mbajë seancat sipas rendit të ditës. Situata e krijuar pas dorëheqjes së ish-kryetares duhet të kalohet dhe i njëjti komision duhet të funksionojë në përbërje të plotë. Debati për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor (pas procedurës së shkurtuar) për shkak të urgjencës, nëse është e nevojshme, mund t’i jepet edhe komisioneve tjera sipas shembullit të ligjeve të mëparshme, siç ishte rasti me projektligjin për modifikim dhe shtesë të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili iu dorëzua komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike”

Për këtë situatë të krijuar, Klan Maqedoni kërkoi përgjigje edhe nga kabineti i kryetarit, Afrim Gashi.

Nga aty thonë se për momentin nuk ka ndonjë ndryshim dhe se Bejxhan Iljas do të mbetet udhëheqës i përkohshëm i përcaktuar nga Gashi. Sipas kabinetit të kryeparlamentarit seanca e sotme u anulua për shkak se deputeti i Frontit Europian kishte arsye dhe ishte i penguar të merrte pjesë në seancë.

Për këtë ka reaguar edhe zëvendës koordinatori i Frontit Europian, pjesë e ASH-së, Elmi Aziri. Sipas tij, kjo është një lojë e ulët e Gashit e orkestruar nga VMRO-ja dhe LSDM-ja për të debllokuar punën e Komisionit.

ELMI AZIRI – ZV.KOORDINATOR I FRONTIT EUROPIAN

I bëjmë thirje Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë nga lojrat e ulta dhe skenaret e VMRO-së, Levicës dhe LSDM-së, për të debllokuar Ligjin për Branitella përmes thirjes së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinjë me urdhëresa. Nëse dëshiron ta debllokojë vetëm komisionin në fjalë, ai duhet të bëjë diçka tjetër, të thërret seancë plenare, bashkë me shumicën të shfuqizojnë konkluzionin dhe interpelancën ndaj kryetares së komisionit, Ilire Dauti dhe pastaj me propozim të grupit parlamentar të Frontit Europian të zgjedhim përsëri zonjën Dauti për kryetare komisioni. Nga Fronti Europian nuk do të dërgojmë asnjë propozim tjetër dhe nuk do të pranojmë asnjë lojë tjetër të errët që ka gatuar Gashi me padronët e tij për të kontrabanduar Ligjin për Branitella.

Nga VMRO-DPMNE thonë se do ta mbështesnin propozimin e LSDM-së për “Branitellat”, në rast se vjen si propozim. E për çështjen e “Branitellave” ka folur sot edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

BILALL KASAMI – LËVIZJA BESA

“ Ne kemi pasur qëndrim parimorë që është një çështje që është delikate dhe duhet të ketë zgjidhje adekuate për të dya anët e konflitktit. Sigurisht, edhe pjesa tjetër, në këtë rast UÇK-ja ka qenë e pranuar si palë në konflikt edhe me Marrëveshjen e Ohrit.”

Ndryshe, për një kohë të gjatë Komisioni për Politikë Sociale Demografi dhe Rini nuk ka zhvilluar seancë sepse e njejta u “bllokua” përshkak se  Ilire Dauti vendosi të japë dorëheqje nga pozita e kryetares pas votëbesimit dhe kërkesës së shumicës parlamentare që ajo të mos udhëheqë me këtë komision. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share