Dendias: Greqia është një urë lidhëse mes Ballkanit dhe Evropës

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare greke Nikos Dendias ka ofruar mbeshtetjen e vendit te tij per integrimin e shpejte te shteteve ballkanike ne BE.

“Nuk ka zgjidhje magjike, por anëtarësimi në Bashkimin Evropian mund të jetë një pikë kthese kyçe për adresimin e sfidave të përgjithshme të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Ngadalësia e dukshme e procesit të zgjerimit ka reduktuar besueshmërinë e ëndrrës evropiane, duke lejuar faktorë të tjerë të jashtëm që të fitojnë ndikim në këtë rajon. Gjithsesi ka disa parakushte. Duhet t’u themi atyre se kjo rrugë drejt ëndrrës së përbashkët evropiane kalon nëpër disa porta. Dhe këto porta janë e drejta ndërkombëtare, traktatet që janë nënshkruar, marrëdhëniet e mira fqinjësore, si dhe respektimi i shtetit ligjor”, tha Dendias. 

Në të njëjtën kohë, Dendias vuri ne dukje se “ka pasur shumë vullnetarë për ISIS-in nga shtetet e ballkanike.

“Greqia “është një urë lidhese mes ballkanit perendimor dhe evropes se bashkuar por mund të ketë edhe rolin e argjinaturës kur behet fjale për radikalizimin dhe terrorizmin islamik. Ne duhet të veprojme ndaj paqëndrueshmërisë politike, korrupsionit, i cili ndonjëherë është endemik, kornizës së dobët institucionale, tensioneve etnike, radikalizimit, krimit të organizuar, trafikut të drogës, trafikut dhe gjithçka tjetër që na rrethon”, u shpreh Dendias. 

Dendias ka diskutuar per stabilitetin e rajonit tone edhe me shefin e ri te NATO-s Mark Rutte.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share