Deklarata e Blerim Bexhetit/ VLEN: Skenari i krizës politike frikë nga humbja në zgjedhjet lokale

VLEN sot ka reaguar pas deklaratave të Blerim Bexhetit se BDI është e gatshme për zgjedhjet lokale por ato rrezikohen nëse preket gjuha shqipe. Koalicioni VLEN, sic thuhet në reagim, i dërgon një mesazh të qartë kësaj klike të humbur të BDI-së: Së pari, askush nuk po e prek gjuhën shqipe. Ajo që po ndodh dhe do të ndodh është ndëshkimi i krimeve të ish-funksionarëve tuaj.

Së dyti, skenari i krizës politike që po përgatisni me politikanë të futur në listën e zezë nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç frikës suaj të sëmurë nga humbja në zgjedhjet lokale.

Së treti, populli shqiptar nuk është naiv që të lejojë, sic thonë ata, disa hajdutë ordinerë të BDI-së ta manipulojnë me sajesa për gjoja “deshqiptarizim”. Prandaj, ju pret një ndëshkim i ashpër që do t’ju çojë në koshin e historisë politike, shkruan në reagimin e VLEN-it. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share