Çuli: Gjatë pandemisë kam bërë të vetmin festival online që do mbetet në historinë e Shqipërisë

Më 16 nëntor, të mërkurën, fillon Festiali Mbarëkombëtar i Teatrit “Moisiu” dhe trupa e parë që do të zë skenën është ajo e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë me shfaqen “Ivanovi” të autorit Chehov dhe regji të Hervin Çulit, të gjitha shfaqet fillojnë në orën 19.00.

Gjatë pandemisë, drejtori i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë ka organizuar Festivalin Mbarëkombëtar online, ai thotë që ka marrë “medaljen” pasi ky format do të shënohet në histori si I pari në Shqipëri.

“Edhe në pandemi arritëm ta bëjmë këtë festival dhe do mbetet i vetëm. Ishte bukur për kohën dhe mbetet në histori sepse janë edhe në fondin e teatrit kombëtar” – tha Hervin Çuli në emisionin Happy Day. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Zekiri

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share