NGRITJE ÇMIMESH EDHE TEK PRODUKTET JOTHEMELORE
Qytetarët për cdo ditë ankohen ndaj shtrenjtimeve të produkteve dhe rritjes së cmimeve nëpër markete. Gjatë fundjavës, sipas cenometar.mk është vërrejtur ngritje e ashpër e cmimeve të vajit për gatim me 20 deri 25 denarë, sheqerit 5 – 8 denarë, miellit 6 – 9 denarë, qumështit 6 – 9 denarë, orizit 5 – 7 denarë e të ngjashme, raporton KlanMacedonia.
1.VAJI I GATIMIT: 20 – 25 DEN
2.SHEQERI: 5 – 8 DEN
3.MIELLI: 6 – 9 DEN
4.QUMËSHTI: 6 – 9 DEN
5.ORIZI: 5 – 7 DEN
6.FASULJA: 5 – 10 DEN
7.BIRRA: 5 – 10 DEN
Gjithashtu, sipas portalit cenometar.mk, rritje cmimesh janë vërrejtur edhe tek shumë produkte tjera jo-themelore. Presionet e këtilla inflatore, do ta ngrisin spiralën inflatore dhe cdo rritje e pagave do të jetë e kotë – thonë nga cenometar.mk.
Nga Fillimi I Qershorit u hoqën masat anti-krizë të Qeverisë që u vendosën në muajin Mars për të amortziuar pasojat e krizës energjetike dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Produktet bazë ushqimore tashmë nuk shiten me 0%TVASH, kurse është kthyer në 18% edhe TVSH-ja për karburantet. Cmimi I benzinës, për herë të parë tejkaloi 100 denarë. /KlanMacedonia/