AZIRI: SEANCA E SOTME TEATËR I PANEVOJSHËM
Pasi Fronti Europian refuzoi të udhëheqë dhe propozoj kryetar të ri në Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, të njëjtin sot me urdhër të Afrim Gashit e udhëhoqi deputetja e VLEN, Imërlije Saliu.
Por siç edhe është bërë tashmë praktikë, puna e këtij komisioni përfundoi pa nisur mirë.
Ishte përsëri LSDM-ja ajo që kërkoi që nē rend dite të futet ligji i “Branitellave”.
JOVANKA TRENÇEVSKA – DEPUTETE LSDM
“Kam propozim për plotësim të rendit të ditës dhe si pikë e parë rendit të ditës të shtohet pika për të drejtat ekskluzive për Forcat e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe familjeve të tyre.”
Propozimit të LSDM-së ju përgjigj kryrsuesja e komisionit Imërlije Saliu.
IMËRLIJE SALIU – DEPUTETE E VLEN
“Unë do kisha dashur që ju si LSDM të hiqni dorë nga tendenca juaj për të futur propozim ligjin për “Branitella” në rend dite. Sepse ashtu siç e keni parë, gjatë gjithë kohës nuk jeni konsistent në qëndrimet tuaja. Insistimi juaj realisht më duket i panevojshëm për këtë arsye, siç e shoh, unë do e mbyll këtu këtë seancë në një afat të pacaktuar.”
E VLEN-it dhe LSDM-së ju përgjigj, zv. Koordinatori i Frontit Europian, Elmi Aziri.
ELMI AZIRI – FRONTI EUROPIAN
“Gjithçka ka përfunduar kur komisionin e udhëhiqte znj. Ilire Dauti dhe e gjitha kjo që po e shohim tani është një teatër i panevojshëm sa për të bërë zhurmë dhe tendencë për tu stolisur me pupla të huaja, për të cilat ne mendojmë se nuk kemi nevojë as për regji e as teatra të këtilla.”
Debat mes Saliut dhe Azirit kishte edhe në seancë