Borxhi publik neto i Britanisë së Madhe është dyfishuar në muajin maj, duke kaluar dukshëm Bruto Produktin Vendor.
Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave, kjo është hera e parë që ndodhë që prej vitit 1961, transmeton AlJazeera.
Në fund të muajit maj, borxhi neto ka qenë 2,600 milionë funta, që vlerësohet të jetë 100.1 përqind e GDP-së.
Borxhi kishte barazuar GDP-në pasi që huaja qeveritare u dyfishua në maj, për 20 miliardë funta dhe krejt kjo për shkak të shpenzimeve për mbështetje të programit të faturave të energjisë.