Bojkoti i marketeve/ Qeveria duhet të ndërmerr masa

Kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra pranon se çmimet e produkteve bazë janë jo stabile, por për të njejtën situate ai fajsoi qevertë që nuk kanë ndërmarur masa më heret. Sipas tij, bojkoti nuk është zgjidhje, mirëpo edhe çmimet duhet të jenë reale dhe të mos abuzohet me të njejtat.

“Çmimet janë janë jo stabile, Pandemia, kriza enegjetike, lufta në Ukrainë dhe gjitha ngjarjet që ndodhën në këto vitet e fundit, ndikuan në rritjen e çmimeve. Ne si OEMVP mbrojmë kompanitë mirëpo mendoj që po, çmimet janë të rritura shumë. Ne mendojmë që bojkoti nuk është zgjidhje e duhur, sepse kemi edhe kompani të ndershme që punojnë me çmime reale. Ju vetë e patë edhe sipas raportit të DAP-it që nuk punojnë gjithë marketet njejtë, ndaj qeveria duhet të merr masa që të mos abuzohet me çmime” – tha Qyra.

Sipas, ekonomistit Visar Ademi kjo situate është si rrjedhoj e mungesës së produkteve vendore e pikërisht për këtët çmimet për produktet e importit gjithmonë kanë qenë më të shtrenjta.

“ Ne I kemi këto çmmime të shtrejta sepse Inputin vendi jonë e ka shumë shtrenjtë, nuk kemi prodhime vendore. Ndaj kur kemi varësi nga importi, duke u nisur nga qumështi, mishi etj… mendoj që kjo pjesë është katastrofë për vendin tonë. Ne kemi produkte që importohen nga jashtë, qumësht apo miell apo mish nga shtetet e tjera. Ne jemi ekonomi e tregut dhe çdo lloj idiologjie kur shteti përcakton çmimin është e paimagjinueshme” – tha Visar Ademi, ekonomist.

Profesori universitar Bujamin Bela vlerson se për të dalur nga kjo situate shteti duhet t’i subvencionoi bizneset e vendit, pasi sipas tij, stabilizimi i inflacionit merr kohë.

“Buxhetin në shtet e mbulojnë harxhimet në ushqim dhe energjetika. Shporta konsumuese nga 50 mijë denarë është rritur në 64 mijë denarë, ndaj unë jam i konceptit që të stimulohen bizneset, mirëpo rregullimi i inflacionin kërkon kohë sepse nuk rregullohet me shkop magjik. Shteti duhet të subvencionojë bizneset dhe inspektorati të luaj rolin e vet me kontrolle të detajuara” – tha Bela.

Ndërkaq, në rrjetet sociale sërish kanë nisur thirrjet për bojkot të marketeve në ditën e premte për shkak i çmimeve të larta. Më 31 janar në ditën e bojkotit sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, tetë zinxhirët më të mëdhenj të shitjes kanë shënuar rënie të qarkullimit për 46.59%, krahasuar në të premten e një jave më pare. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share