AKUZA OPOZITËS, DUAN ME DHUNË TA MARRIN PUSHTETIN!
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë përmes rrjeteve sociale iu është drejtuar qytetarëve lidhur me ngjarjet tragjike që javën e kaluar tronditën Serbinë, por edhe, sic tha, përpjekjet e opozitës për ta politizuar këtë ngjarje, njofton KlanM.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, zgjodhi rrjetet sociale për t`i akuzuar kundërshtarët politik, që sipas tij, në mënyrë brutale kanë keqpërdorur tragjedinë dhe kanë organizuar protesta politike në ditët e zisë kombëtare, sic tha, për të marrë me dhunë pushtetin.
Ai, sic percjell KlanM, për 26 Maj ka thirrur një protestë, për të cilëm pretendon se do të jetë më masovike në historinë e Serbisë.
“Qëllimi i tyre i vetëm është që me dhunë ta marrin pushtetin dhe të shkaktojnë kaos, jostabilitet dhe trazira në Serbi. Për këtë shkak u bëjmë thirrje qytetarëve të Serbisë që më 26 Maj, një ditë para vendimev të mëdha dhe të rëndësishme për Serbinë, t`i mbrojnë vlerat demokratike të vendit dhe të vijnë në tubimin më të madh që është mbajtur në Serbi” – tha Vuçiq.
Kujtojmë se pas dy vrasjeve masive në Serbi, opozita serbe doli në protestë me moton “Serbia kundër dhunës”.
Organizatorët, sic njofton KlanM, kërkuan dorëheqje të funksionarëve më të lartë, të ndalet promovimi I dhunës nëpër media dhe hapësirën publike, kurse kompetentët kanë afat deri më 12 Maj që t`i realizojnë kërkesat, në të kundërtën do të ftojnë gjithë qytetarët e Serbisë në Beograd.