Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar Shqipërinë për 80-vjetorin e Çlirimit.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada tha se është kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.
“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore – kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri”, thuhet në urimin e ambasadës./Klankosova.tv.